7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Ilir Ibrahimi tregon ‘mesazhin’ që pritet të japin për Kurtin e Osmanin, delegacioni i ShBA-së

- Advertisement -

Pak orë kanë mbetur kur do të nis takimi i delegacionit të lartë nga SHBA-ja me presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, e që kryesisht ky delegacion përbëhet nga këshilltar të lartë të sigurisë kombëtare të shtetit amerikan, raporton Gazeta Blic.

Analisti politik Ilir Ibrahimi, thotë se duke u nisur nga titulli dhe pozitat që kanë ky delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atëherë tema kryesore ndërmjet Osmanit Kurtit dhe delegacionit të SHBA-së do të jetë çështja e sigurisë.

“Delegacioni amerikan që viziton sot Kosovën përbëhet kryesisht nga zyrtarë që merren me çështje të sigurisë. Duke pasur parasysh zhvillimet në Ukrainë padyshim që çështja e sigurisë së Ballkanit është interes vital edhe i Shteteve të Bashkuara”, thotë ai.

Një koordinim ndërmjet Kosovës dhe SHBA pas zhvillimeve të fundit e që kanë të bëjnë kryesisht me çështjen e sigurisë, pas agresionit rus në Ukrainë, është një temë tjetër, sipas Ibrahimit që do të diskutohet në këto takime.

Por Ilir Ibrahimi ka edhe një ‘parashikim’ pas përfundimit të kësaj vizite e që ka të bëjë me raport SHBA – Kosovë meqë sipas tij shpesh herë liderët e institucioneve të Kosovës, Albin Kurti në veçanti ka pasur një gjuhë “jo fortë” miqësore në raport me SHBA duke aluduar në projektin e gazit amerikan e tema që lidhen direkt me raportet SHBA – Kosovë.

“Kohëve të fundit kemi parë deklarata me një gjuhë goxha të ashpër nga liderët kosovarë, gjuhë që nuk është ne sinkron me fuqinë që e ka Kosova në arenën ndërkombëtare, dhe në kohën që po jetojmë, duhet qenë të kujdesshëm dhe në koordinim të plotë sidomos me Shtetet e Bashkuara. Shpresoj që pas kësaj vizite ta kemi këtë koordinim të nevojshëm”, vlerëson ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit