-4.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Ilir Ferati zgjedhet kryetar i degës së LDK-së në Istog

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur zgjedhjet e brendshme në Istog, ku kryetar i kësaj dege është zgjedhur, kryetari aktual i këtij qyteti, Ilir Ferati.

Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku ka thënë se në Istog kanë marrë pjesë 1 mijë e 652 delegatëve, dhe i njëjti ka njoftuar se 50% e delegatëve janë zgjedhur gra.

“Plot 1652 pjesëmarrës në zgjedhjet e Istogut. Ilir F. Ferati, u zgjodh kryetar. 50% e delegatëve të zgjedhur janë gra. Edhe një degë tjetër që arrinë barazinë. Shembull e model ky ekip i Ilirit. Standardi i ri i vënë në LDK këtë herë është nivel i ri i politikëbërjes në vend. Por mbi të gjitha, pjesëmarrja masive e anëtarësisë si manifestim i demokracisë, është motivim për të gjithë. Zgjimi i anëtarësisë na vjen si reflektim mbi domosdoshmërinë e veprimit tonë.” – ka shkruar Abdixhiku.

Ai tutje ka thënë se numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet e zhvilluara në 14 degë deri më tani është 20 mijë e 406.

“20,406 është numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet e zhvilluara në 14 degë deri më tani. Dhe jemi tek në gjysmën e procesit zgjedhor në parti. Mobilizim i jashtëzakonshëm. Demokraci në plot kuptimin e fjalës – me anëtarë të regjistruar, aktiv e të shpërndarë në çdo anë. Me sot, me degën në Istog, mbyllëm dhe ciklin e parë të zgjedhjeve të brendshme. Me zgjedhjet e djeshme të Besnik Osmanit në Fushë Kosovë e doktor Bexhet Xheladinit në Dragash, LDK ka përfunduar proceset zgjedhore në gjysmën e degëve tashmë. Vazhdojmë në gusht. Më të fortë, më të bashkuar, më të gatshëm. LDK përgjithmonë!” – ka përfunduar Abdixhiku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit