-1.8 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Ilir Ferati njofton: LDK fituese në Istog

- Advertisement -

LDK-ja fituese në Istog, tha kryetari i kësaj komune, Ilir Ferati në një postim në Facebook.

Uebsajti i KQZ-së prej fillimi është jofunskional dhe nuk mund të kontrollohen të dhënat nga numërimet.

Në një njoftim të fundit janë dhënë se numërimi është në 50% të votës së përgjithshme.

Postimi i Feratit:

Të nderuar qytetarë,

Faleminderit për kulturën e lartë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor të sotëm! Jam thellësisht mirënjohës për besimin tuaj ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, e cila ka dalë fituese në këto zgjedhje.

Ky rezultat është dëshmi e mbështetjes suaj dhe e angazhimit të palodhur të strukturave tona, si dhe e punës së madhe të qeverisjes sonë komunale në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Mbetemi të përkushtuar në misionin tonë dhe besojmë në fuqizimin e mëtejshëm të LDK-së në të gjitha proceset që na presin.

Një falënderim i veçantë për strukturat tona të përkushtuara – besnikëria dhe puna juaj maratonike janë forca jonë kryesore! Jam krenar për secilin prej jush.

Të dashur qytetarë, në ditët në vijim do të presim rezultatet përfundimtare nga KQZ dhe përmbylljes së këtij procesi demokratik.

Me respekt,

Iliri

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit