13.7 C
New York
Friday, May 2, 2025

Buy now

Ilir Daja vazhdon me trofe edhe në Shqipëri, Dinamo e fiton Kupën

- Advertisement -

Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë për herë të 14 në historinë e saj, 22 vite pas herës së fundit kur kishte ngritur këtë trofe.

Skuadra e Ilir Dajës mposhti vetëm falë penalltive Egnatian, e cila u ndal pas dy edicioneve në të cilat kishte bërë të sajin trofeun.

Ndeshja mes dy skuadrave ishte shumë interesante dhe dramatike, me Dinamon cinike që shfrytëzoi maksimalisht rastet që krijoi duke e parë veten në secilën pjesë loje në avantazh, e arritur më pas nga rrogozhinasit në minutat shtesë të secilës pjesë.

Kjo bëri që finalja të shkonte në shtesa, ku nuk kishte ndryshim rezultati, e më pas te penalltitë. Aty rezultuan vendimtare dy pritje të Teqjes kundrejt një të Dajsinanit, duke i dhuruar trofeun Dinamos, që merr kështu edhe një shtysë të rëndësishme morali për “Final Four”.

Të ngjashme

Të fundit