1.9 C
New York
Wednesday, February 18, 2026

Buy now

Ilievski i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

- Advertisement -

Sulmuesit të skuadrës së Prishtinës, Mario Ilievskit i ka takuar epiteti i futbollistit më të mirë për xhiron e fundit në Superligën e Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën ka njoftuar se Ilievski është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 20-të, në të cilën pati paraqitje fantastike.

Ilievski shënoi dy gola në fitoren bindëse të Prishtinës 4:2 në ndeshjen derbi kundër Llapit, duke u konfirmuar si lojtari më i mirë i javës nga Komisioni i Veteranëve të futbollit, i cili bën edhe vlerësimin.

Pasi mori çmimin “Ylli i Javës”, Ilievski u shpreh tejet i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës, duke shtuar se Prishtina nuk do të dorëzohet, por do të luftojë deri në fund për kreun e tabelës.

“Është kënaqësi të zgjidhesh lojtari më i mirë i javës. Kjo është një motiv shtesë për mua, por edhe për tërë ekipin. Pas ndeshjes me Ballkanin erdhëm të mërzitur, por penalltitë janë gjithmonë çështje fati. Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe një emër shumë i madh në të gjithë rajonin e Ballkanit, andaj do të luftojmë për kreun e tabelës, sidomos tani me trajnerin e ri, me të cilin po i përgatisim ndeshjet shumë mirë”, tha Ilievski për faqen zyrtare të FFK-së.

Prishtina zë vendin e dytë në Superligë me 36 pikë, sa i ka edhe Ballkani që është lider pas 20-të javëve të luajtura.

Të ngjashme

Të fundit