0.8 C
New York
Saturday, January 17, 2026

Buy now

Ilaz Mjaku dhe Armend Misini marrin mbështetje unanime për Komitetin Ekzekutiv të FFK-së (2026–2030)

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka bërë të ditur se Ilaz Mjaku dhe Armend Misini kanë marrë sot mbështetje unanime nga delegatët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Ferizajt, përkatësisht të Gjilanit, për t’u propozuar si kandidatë për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës për mandatin 2026–2030.

Kandidaturat e tyre do të procedohen për votim në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, i cili pritet të mbahet më 5 shkurt.

Delegatët e regjioneve kanë vlerësuar lart angazhimin e vazhdueshëm, përkushtimin dhe kontributin e Mjakut dhe Misinit në zhvillimin e futbollit në regjionet përkatëse, si dhe punën e tyre në shërbim të klubeve dhe strukturave futbollistike.

Mbështetja unanime ndaj tyre shihet si një tregues i besimit të gjerë për vazhdimësinë e reformave dhe forcimin e strukturave drejtuese të futbollit kosovar në mandatin e ardhshëm.

Postimi i plotë i Ademit:

Ilaz Mjaku dhe Armend Misini kanë marrë sot mbështetje unanime nga delegatët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Ferizajt, respektivisht të Gjilanit, për t’u propozuar si anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për mandatin e ardhshëm 2026–2030.

Kandidaturat e tyre do të paraqiten për votim edhe në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili do të mbahet më 5 shkurt.

Angazhimi i vazhdueshëm dhe kontributi në regjionet përkatëse, në shërbim të klubeve dhe zhvillimit të futbollit, janë vlerësuar lart nga delegatët e regjioneve, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre ndaj Mjakut dhe Misinit.

Të ngjashme

Të fundit