0.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Ilaçet e kolesterolit mund të trajtojnë sëmundjen e zemrës

- Advertisement -

Shkencëtarët kanë zbuluar një ilaç shprese për një sëmundje të zemrës që merr mijëra jetë çdo vit.

Ekspertët në Universitetin e Leicesterit, Britani e Madhe, besojnë se medikamentet e kolesterolit mund të ngadalësojnë rritjen e aneurizmave vdekjeprurëse të aortës, të cilat vrasin 2200 britanikë çdo vit.

Aktualisht nuk ka asnjë trajtim për sëmundjen, e cila bën që arteria kryesore që del nga zemra të fryhet si një tullumbace dhe të shpërthejë.

Profesor Matt Bown tha: “Një trajtim efektiv do të ishte një zbulim i madh, por deri më tani ka rezultuar bishtnuese”.

“Pavarësisht se është relativisht (sëmundje) e zakonshme, opsioni i vetëm që mund t’u ofrojmë pacientëve është monitorimi i rregullt, potencialisht edhe një operim nëse aneurizma e tyre bëhet shumë e madhe”, shkruan “The Sun”.

Aorta është ena më e madhe e gjakut në trup dhe pompon gjakun nga zemra në tru dhe në pjesën tjetër të trupit. Zakonisht është rreth 2 cm i trashë, por një aneurizëm mund të shkaktojë që ajo të fryhet deri në 5.5 cm, duke e vënë atë në rrezik të plasjes dhe gjakderdhjes.

Moshat mbi 65 vjeç janë më të rrezikuarit dhe grumbullimi i yndyrës në arterie, presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe mbipesha rrisin rrezikun.

Profesori Bown skanoi ADN-në e 39 mijë njerëzve me një aneurizëm dhe gjeti një lidhje të ngushtë me një gjen të quajtur PCSK9.

Kur ata bllokuan këtë gjen te minjtë laboratorikë, aneurizmat e tyre u rritën më ngadalë.

Tashmë ka ilaçe për të bllokuar gjenin tek njerëzit, të quajtur frenues PCSK9, dhe ato përdoren për të reduktuar kolesterolin e lartë.

Studiuesit tani po planifikojnë prova për të parë nëse ato gjithashtu mund të ngadalësojnë ose tkurrin aneurizmat.

Profesor James Leiper, i Fondacionit Britanik të Zemrës, i cili financoi studimin, tha: “Pasojat e shpërthimit të një aneurizmi të aortës abdominale (AAA) janë katastrofike. Më shpesh sesa jo, kjo do t’i kushtojë jetën një pacienti”.

“Këto rezultate premtuese ofrojnë shpresë për mijëra pacientë AAA se pritja e tyre e gjatë për një trajtim mund të përfundojë së shpejti”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit