23.9 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

IKSHPK: Një vdekje dhe 19 raste të reja me HIV/AIDS këtë vit në Kosovë

- Advertisement -

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se nga janari deri në korrik të vitit 2025 u regjistruan 19 raste të reja me HIV/AIDS dhe gjatë kësaj periudhe u regjistrua një rast i vdekjes.

Siç njofton IKSHPK, prej 19 rasteve, 16 prej tyre ishin të gjinisë mashkullore, 3 raste të gjinisë femërore.

“HIV është virus që sulmon sistemin imunitar dhe, nëse nuk trajtohet, çon në AIDS – fazën më të rëndë të infeksionit. Nuk ka shërim, por me trajtim të rregullt, personat HIV pozitiv mund të jetojnë gjatë dhe shëndetshëm, si dhe të mos e bartin virusin tek të tjerët”, njofton IKSHPK.

Ndryshe, nga viti 1986 deri në vitin 2025 në Kosovë u regjistruan 234 raste gjithsej dhe 53 vdekje si pasojë e AIDS-it.

Të ngjashme

Të fundit