Home Lajme IKSHPK: Nga sot, uji që vjen nga kanali i Ibër-Lepencit mund të përdoret për pije

IKSHPK: Nga sot, uji që vjen nga kanali i Ibër-Lepencit mund të përdoret për pije

0
IKSHPK: Nga sot, uji që vjen nga kanali i Ibër-Lepencit mund të përdoret për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se nga analizat e fundit ka rezultuar se është bërë i pijshëm pas shpërthimit që ndodhi në fund të nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

“Uji që nga sot (09.12.2024) mund të përdoret për pije”, njoftoi IKSHPK .

IKSHPK dhe Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Mitrovicë (QRSHP) u tha se “kanë forcuar monitorimin e ujit për pije në zonën e shërbimit të KRU “Prishtina” dhe KRU”Mitrovica”, në Impiantet e trajtimit në Shipol, Balincë, Drenas dhe Shkabaj”.

“Nga data 29 nëntor deri me 06 dhjetor janë aplikuar restrikcionet në rrjetet shpërndarëse të këtyre dy kompanive si pasojë e veprimeve të ndërmarra për sanimin e gjendjes në kanal. Bazuar në të dhënat nga KRU “Mitrovica” dhe KRU”Prishtina” me aktivizimin e By-pass, furnizimi me ujë nga kanali Ibër-Lepenc është stabilizuar në të gjitha Impiantet e lartëcekura për trajtimin e ujit, prandaj që nga data 07.12.24 nuk ka pasur restrikcione që nënkupton furnizim me ujë për konsumatorët për nevoja teknike (higjieniko-sanitare)”, njoftoi IKSHPK.

IKSHPK tha se “gjatë këtyre ditëve nga të gjitha impiantet e lartëcekura ka marrë gjithsej 100 mostra të ujit për analiza fiziko-kimike, 100 për analiza bakteriologjike si dhe 13 mostra për analiza në metale të rënda (në ujin e pa trajtuar dhe ujin nga rrjeti shpërndarës)”.

“Rezultatet laboratorike nga dy laboratoret , IKSHPK dhe QRSHP-Mitrovicë, për katër ditët e fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 06-09 dhjetor-2024) rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes për të gjithë parametrat e kërkuar sipas UA 10/2021 ”Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriu””, thuhet në njoftim.

IKSHPK i rekomandon KRU “Mitrovica” dhe KRU “Prishtina” që “të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes bazuar në UA 10/2021 ”Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriu””.

“IKSHPK falënderon qytetarët për mirëkuptimin e shprehur gjatë tërë kësaj periudhe dhe i siguron ata se do të vazhdojë me monitorim të rregullt të cilësisë së ujit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Bashkëpunimi i IKSHPK-së me KRU “Mitrovica” dhe KRU “Prishtina” do te jetë i vazhdueshëm për të garantuar furnizim me ujë, në sasi dhe cilësi, për të gjithë qytetarët. IKSHPK apelon te qytetarët që t’i referohen vetëm informatave zyrtare të IKSHPK-së dhe KRU-ve përkatëse”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version