3 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

IKShPK me rekomandime për ujin e pijes pas reshjeve të shiut

- Advertisement -

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë me rekomandime për qytetarët e rajoneve të Deçanit, Klinës dhe Istogut për përdorimin e ujit të pijes pas situatës së krijuar nga reshjet e shiut që janë duke vazhduar në vend.

IKSHPK/QRShP Pejë thotë se është në bashkëveprim dhe kontakt të vazhdueshëm me KRU Hidrodrini – Pejë dhe bazuar në të dhënat e inspektimit nga tereni, vërehet turbullirë e shtuar e ujit kryesisht në rajonin e Deçanit, Klinës dhe Istogut.

Situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm me mostrimin e ujit për pije.

IKSHPK rekomandon qytetarët e këtyre rajoneve ta vlojnë ujin para përdorimit dhe të konsumohet uji për pije nga resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit