10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

IKShPK me një apel urgjent për ata që janë testuar për COVID-19

- Advertisement -

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për ata që janë testuar për COVID-19.

IKSHPK me anë të një komunikate për media ka thënë se të gjithë ata që janë testuar duhet të qëndrojnë në shtëpinë apo banesën e tyre deri në lajmërimin e rezultatit të testit nga IKSHPK.

Postimi i plotë:

INFORMATË OBLIGUESE PËR TË GJITHË TË TESTUARIT NË SARS CoV-2!

Të gjithë personat të cilët janë mostruar për testim në COVID 19 duhet të qëndrojnë në shtëpi/banesë deri në lajmërimin e rezultatit të testit nga IKSHPK.

Personat të cilët lajmërohen që kanë rezultuar pozitiv në COVID 19 e kanë të ndaluar që personalisht të vijnë në IKSHPK për të kërkuar rezultatin deri në 10 ditë pas ditës së testimit.

Individët e interesuar që të kenë rezultatin në formë të shkruar më herët, rezultatin e testimit mund ta kërkojnë përmes emailit në [email protected] ose të autorizojnë (me posedim të letërnjoftimit/pasaportës të personit testuar) ndonjë individ që nuk është i infektuar me COVID 19.

IKSHPK

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit