16.6 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

IKSHPK i bënë thirrje prindërve për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit

- Advertisement -

Në kohën kur OBSH ka bërë alarm për përhapjen e fruthit në botë, IKSHPK ka njoftuar se Kosova nuk ka raste të konfirmuara me fruth.

IKSHPK përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar qytetarët për gjendjen e Kosovës me fruth.

“Përkundrejt rritjes së madhe të rasteve në Evropë dhe në rajon, në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKShPK) bën mbikëqyrjen e vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, përfshirë këtu edhe fruthin, duke i ndërmarrë në vazhdimësi masat profillaktike dhe kundër- epidemike”, ka shkruar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.
Ata kanë njoftuar se zgjidhja e vetme për tu mbrojtur nga fruthi është vaksinimi dhe ka bërë thirrje ndaj prindërve për vaksinim të fëmijëve.
“Me ketë rast, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kontrollojnë Kartelën e vaksinimit të fëmijëve t’i vaksinojnë ata me kohë”, ka shkruar IKSHPK në Facebook.
Postimi i plotë:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=686593037004864&id=100069625209761&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit