3.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

IKSHP-ja del me udhëzime për qytetarët pas vërshimeve të fundit: Vloni ujin!

- Advertisement -

Pas vërshimeve e përmbytjeve në disa pjesë të vendit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka udhëzuar qytetarët që të vlojnë ujin para përdorimit.Sipas IKSHP-së, kjo procedurë është e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

“Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike”, thuhet në njoftim.Instituti ka këshilluar edhe që të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

“Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit