Real Madridi mund ta ketë fituar ‘El Clasicon’, por në ditët pas saj ka pasur shumë vëmendje ndaj një çështjeje të veçantë negative: reagimit të Vinicius Junior pas zëvendësimit të tij në pjesën e dytë në ‘Santiago Bernabeu’.
Vinicius më pas ka kërkuar falje për këtë çështje, por interesant është fakti se ajo nuk ishte drejtuar ndaj Alonsos, por tifozëve.
Lidhur me këtë, ikona e Barcelonës dhe Brazilit, Rivaldo, ka thënë fjalën e tij dhe ka dalë në mbrojtje të bashkatdhetarit të tij në përplasjen e supozuar me trajnerin e Real Madridit, sipas Sport.
“Reagimi i Vinicius Junior nuk ishte i drejtë, sepse ai tha disa fjalë të këqija, dhe kjo duket keq. Por mund ta kuptosh zemërimin e tij”.
“Ai po luante mirë, ishte protagonist, mori pjesë në golin e dytë dhe po e mbante mirë topin”.
Rivaldo/ Vinicius & Xabi Alonso
“Mendoj se ai u irritua, jo vetëm për shkak të zëvendësimit vetë, por sepse kjo i ka ndodhur edhe në ndeshje të tjera, tashmë ka qenë në stol”.
“Sinqerisht, një lojtar si Vinicius, që vlen kaq shumë për Real Madridin dhe është pasuri e klubit, nuk mund të kalojë shtatë ndeshje duke u zëvendësuar, e aq më pak në një klasike që po fitohej me rezultat minimal, që Barcelona mund ta barazonte dhe që ai mund ta kishte vendosur”, ka thënë Rivaldo.
Rivaldo ka komentuar gjithashtu mbi paraqitjen nën nivel të Barcelonës. Ai mendon se skuadra e Hansi Flick ishte larg formës së saj më të mirë kundër Real Madridit.







