Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas raportimeve të shumta për të rinjtë që po ikin nga Kosova.
Ai beson se për t’i mbajtur njerëzit në vend duhet t’iu ofrohet zhvillim ekonomik, derisa ka thënë se u është ofruar e kundërta, si feja dhe tregimet e bukura pas vdekjes.
“Po ikin njerëzit nga Kosova! Po ikin të rinjtë! Kaq vitin e kaluar, kaq këtë vit. Kosova po zbrazet! Kështu shkruajnë mediat përditë. Që t’i mbash njerëzit në vend, duhet t’u ofrosh ekonomi. Këtu kanë zgjedhur t’u ofrojnë fe, tregime t’bukura për botën pas vdekjes. Tash rrini e shikoni, sepse s’keni parë gjë akoma!”, ka shkruar ai në Facebook.