8.2 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Ikja e Kurtit nga dëshmia në Prokurori, Hyseni: Popullisti thotë populli jam unë dhe fillon e vepron kështu

- Advertisement -

Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për shmangie nga sistemi i drejtësisë.

Sipas Hysenit, Kurti po e paraqet veten si mishërim të popullit, duke tentuar të largojë çdo ndërmjetësim institucional që do ta mbante atë përgjegjës për veprimet e tij. “Popullisti thotë populli jam unë. Dhe fillon e vepron kështu. Për t’u bërë trupëzim i vullnetit popullor çdo ndërmjetësim duhet zhdukur.” – tha ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Çka ka Kurti qe nuk shkon n’prokurori?! Çka është ky trajtim special që ky po e kërkon?

Republika nuk gjykohet. Sovrani popull nuk gjykohet.

Sovrani. Figura e sovranit është rruga e popullistit për t’u bërë sundimtar. Sovrani është garantues i një rendi, por vetë ai është jashtë kornizës se tij. Barazia para ligjit s’ka kuptim me u zbatu për të sepse ai është vetë mundësia për të pasur ligj. Kështu shpjegohet edhe beteja e Kurtit me sistemin e drejtësisë.

Populli. Populli është pushteti i fundit, burimi i çdo pushteti në një rend republikan. Kushtetuta, ligji dhe gjithçka tjetër buron prej tij. Popullisti thotë populli jam unë. Dhe fillon e vepron kështu. Për t’u bërë trupëzim i vullnetit popullor çdo ndërmjetësim duhet zhdukur. Populli jam unë, – thotë popullisti, ashtu që gjyqi ndaj tij të duket gjyq ndaj Republikës. Por, mund të duket kështu vetëm pasi ta kemi zëvëndësuar kontratën shoqërore me emer Njeriu. Kontrata shoqërore nuk quhet Albin, diktatuci po. Populli shfaqet në formë shumësie, paraqitjet e Njëshit janë ambicie për diktat. Figura e sovranit autokrat krijohet e mirëmbahet me skandal e gjendje të jashtëzakonshme. Frika, lufta, pasiguria janë mjetet…

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit