Posti që e zuri para 5 muajsh e obligonte atë të kryente një detyrë, që nuk deshi ta bënte, raporton Klan Kosova.
Para thirrjes së seancës për betimin e kryetarit të ri shqiptar, Bishevac u dorëhoq siç u tha, për të parandaluar në mënyrë demokratike marrjen e detyrës nga Izmir Zeqiri, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, pos vonesave të mundshme, kreu i zgjedhur i kësaj komune thotë se ky veprim i Iniciativës s’ia pengon betimin.
Brenda 30 ditësh duhet të zgjidhet kryesuesi i ri. I ardhshmi me shumë gjasë pritet të jetë shqiptar, meqë grupin më të madh në asamble e ka Lëvizja Vetëvendosje. /Klankosova.tv/