14.4 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

IKD: Qeveria mori vendime jashtë kompetencave

- Advertisement -

Tendencë për të blerë votën e studentëve.

Kjo ishte një manovër tjetër e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, përmes ndajres së 100 eurove në prag të zgjedhjeve lokale.

Kështu ka thënë ish-kryetari Odës Ekonomike, njëherësh njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Gërxhaliu, ka shtuar se kjo formë nuk është e volitshme për situatën ekonomike e sociale në vend, pasiqë me atë shumë do mund të bëheshin investime të tjera më efikase për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, sipas Gërxhaliut, për këtë takikë të qeverisë në detyrë studentët janë të vetëdijshëm që ka vetëm qëllim elektroal dhe asgje tjetër.

Kjo pasi këtë ai nuk e ka parë si një ndihmesë aftagjatë në sistemin e arsimit, por të përkohshëm me qëllim të caktuar.

Në anën tjetër, Instituti Demokratik i Kosovës, këto vendime të qeverisë në detyrë i ka parë si të jashtëligjshme, pasi kompetencat e tyre kanë kaluar, me marrjen e këtyre vendimeve.

Kjo sipas Naim Jakajt nga IKD, është theksuar edhe nga Gjykata Supreme ku ndalohet që një person të jetë deputet dhe anëtar i qeverisë.

Jakaj, ka treguar rastet që qeveria në detyrë mund të ndërhyrjë, e t’i kryej detyrat brenda kompetemcave.

Se vendimet kanë qëllime ndikimin ne rezultatet e zgjedhjeve lokale e thonë edhe nga IKD-ja.

 

Të ngjashme

Të fundit