19.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

IKD nesër mban konferencë për media lidhur me bllokimin e seancës konstituive të Kuvendit

- Advertisement -

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të mbajë një konferencë për media të shtunën, më 19 prill 2025, nga ora 10:00.

Gjatë kësaj konference, IKD do të prezantojë gjetjet dhe vlerësimet e tij lidhur me ecurinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e thirrur më 15 prill.

Po ashtu, do të ofrohet një pasqyrë mbi rrugën që duhet ndjekur në vazhdimin e kësaj seance më 19 prill.

“Gjatë kësaj konference do të prezantohen gjetjet e IKD-së lidhur me ecurinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të thirrur më 15 prill dhe rrugën që duhet ndjekur në vazhdimin e kësaj seance me 19 prill 2025”, thuhet në njoftimin e IKD-së.

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës është thirrur në seancë konstituive më 15 prill 2025, me qëllim që të nisë legjislaturën e re përmes verifikimit të mandateve të deputetëve të rinj. Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që janë në pozita qeveritare dhe që janë zgjedhur deputetë nuk dhanë dorëheqje nga pozitat në Ekzekutiv derisa ky hap u kundërshtua nga PDK, LDK e AAK. Kështu, raporti për verifikimin e mandatit të deputetëve nuk u miratua.

Të ngjashme

Të fundit