26.7 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

IKD: Gjykata mund të shfuqizojë çdo vendim të ministrave/deputetë

- Advertisement -

Çdo vendim i marrë nga ministrat-deputetë që nga 27 marsi, nëse sfidohet, mund të shfuqizohet nga gjykatat, tha Melos Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi – referuar vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, e cila saktësoi se nuk mund të ketë pushtet të dyfishtë të njëkohshëm.

“Një vendim i tillë i Gjykatës Supreme patjetër që duhet të mirëpritet dhe duhet të respektohet. Një gjë që është shqetësuese janë deklaratat nga qeveria në detyrë. Fakti që aktorët institucionalë dhe të qeverisë në detyrë po e flasin dhe po e komentojnë aktgjykimin e Gjykatës Supreme bie ndesh me parimin e pavarësisë së gjyqësorit. Kjo nuk do të duhej të ndodhte nga aktorët institucionalë për arsye së kjo është ndërhyrje e pastër në sistemin e drejtësisë dhe është ndërhyrje në punën e gjykatës”.

“Nuk mundet një individ të ushtrojë edhe pozitën e deputetit, edhe ministrit në detyrë, apo kryeministrit në detyrë, për arsye që këto bien ndesh njëra me tjetrën. Këtë e ka konfirmuar edhe Gjykata Supreme, duke thënë dhe duke ruajtur parimin e ndarjes së pushteteve: ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, duke treguar se pushteti ekzekutiv dhe legjislativ nuk duhet të ushtrohen nga i njëjti individ”, tha Kolshi për Ekonomia Online.

Të ngjashme

Të fundit