Momente tensioni ka pasur edhe mes Mevlan Shabës dhe Gresa Gashit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.
Aktorja ka qenë tejet e zemëruar me Mevlanin saqë në një moment i ka thënë: “Ik shko te gruaja shtatzënë”.
Kjo gjë e ka prekur konkurrentin, i cili ia ktheu ashpër Gresës, që të mos e prekë më në familje.
Mevlani e quajti po ashtu të ulët dhe se i di gjërat më mirë se çfarë duhet të bëjë.
“Nuk mund të përdorësh njerëz të familjes. Si mund të thuash kështu? Është shumë e ulët”, u shpreh ai.
I njëjti u surprizua mbrëmë (e hënë) nga partnerja e tij e re, e cila ia dha edhe një lajm të bukur.
Ajo ia kumtoi lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.