Një lojë e nisur nga “Vëllai i Madh” ka trazuar ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme. E gjitha nisi nga një mision për Beatrix e cila duhej të dramatizonte situatat në shtëpi, ku qendra e këtyre provokimeve ishte pikërisht Donaldi me Egzonën.
Fillimisht, Beatrix i është drejtuar Donaldit duke i thënë se, sipas saj, Egzona e ka qejf e duke i bërë të ditur xhelozinë e saj. Ajo i është drejtuar ashpër edhe Egzonës duke i thënë: “Ik rri me ish-in tim tani!”, referuar Donaldit. Ky i fundit u bë më vonë pjesë e misionit.
Kjo situatë ka qenë e vështirë gjithashtu edhe për moderatoren, e cila ka shpërthyer në lot. Ajo është shprehur e mërzitur nga kjo situatë duke u shqetësuar se si kjo situatë do të shikohet nga familja e saj.
“Çfarë po kujton familja ime që po e sheh këtë? Unë i jam future televizionit shumë e vogël dhe kam luftuar shumë, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua që kam qenë femër”- ka thënë ajo mes lotësh. I vetmi që i ka qëndruar pranë Egzonës ishte Donaldi i cili u mundua ta qetësonte.
Ndërkohë, debate ka patur edhe pas zbulimin të misionit për të gjithë. Egzona dhe Donaldi kanë akuzuar banorët e tjerë se nuk i qëndruan pranë Egzonës edhe pse ajo ishte shumë keq.
Duket se nga kjo lojë do ketë debate të forta që në ditët në vijim