Federata Ndërkombëtare e Xhudo (IJF) i ka përgëzuar xhudistët kosovarë për sukseset e arritura dhe për shpërblimet që i morën së fundmi nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kampionia olimpike Distria Krasniqi dhe kampioni evropian, Akil Gjakova i fituan çmimet kryesore, ndërsa trajneri i vitit u zgjodh Driton Kuka.
Kjo nënkupton se xhudoja kosovare po i dominon krejt çmimet, kur bëhet fjalë për sportin, shkruan “Gazeta Express”.
Për këtë ndihet krenare IJF-ja, por ajo kërkon që të zhvillohet sporti kosovar në përgjithësi.
“Në Kosovë, një vend i cili sportin e xhudos e ka elitë, Distria Krasniqi, kampione olimpike në kategorinë -48kg dhe Akil Gjakova, kampion evropian, janë shpërblyer duke u zgjedhur sportistët e vitit dhe nga këtu ne ju njoftojmë: Derisa ne jemi krenarë me xhudon kosovare, sportet tjera duhet të ngriten sepse xhudo po i fiton të gjitha çmimet çdo vit dhe, edhe pse i meriton ato, ne nuk duam të qohemi ngacmues. Gjithashtu, Driton Kuka u kthye në shtëpi me çmimin e trajnerit të vitit. Ne jemi të sigurt se ai nuk ka hapësira të shumta në shtëpinë e tij pasi këtë çmim e fiton çdo vit”, shkruan Federata Ndërkombëtare e Xhudos në uebfaqen e saj zyrtare.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta në Olimpiadën e Tokios.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/03/XXX-371x600.jpg)