Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për vërshime të shpejta në rrjedhat lumore dhe malore pas reshjeve të shiut që kanë filluar sot dhe pritet të vazhdojnë edhe të hënën.
Sipas IHMK-së vërshime mund të ketë në disa pjesë të vendit konkretisht, pellgjet lumore si: Stinica më degët e saj (Zona e Prishtinës), Morava Binçës, Drini Bardhë (Erenik, Lumi Istogut, Klina, Mirusha).
“Nuk parashikohen përmbytje lumore, duke pasur parasysh gjendjen e deritanishme të tyre me nivele shumë të ulëta si pasojë e kushteve hidrometeorologjike shumë të thata”, thuhet në njoftim.






