19.8 C
New York
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

IHMK paralajmëron reshje të shumta të shiut gjatë fundjavës

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës, ka paralajmëruar se gjatë fundjavës do të ketë reshje të shumta të shiut.

Sipas njoftimit, reshjet do të ndodhin sidomos me datë 04 dhe 05 tetor, ku si pasojë në disa vende do të ketë edhe përmbytje të mundshme.

“Sipas disa parashikimeve, nga fundëjava, sidomos me datë 04 dhe 05 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm do të përfshihen nga reshjet të shumta të shiut, si pasojë edhe përmbytje të mundëshme nëpër disa vende. Parashikohet që pjesa perendimore e  Kosovës, sidomos zona malore (Alpet Shqiptare), të kenë më shumë reshje 100 – 150 mm brenda 5 ditëve”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sipas njoftimit pjesa e Rafshit të Dukagjinit do të ketë reshje 50 – 70 mm, të cilat duke pasur parasysh situatën e deri tanishme hidrometeorologjike e karakterizuar me thatësi të tejëzgjatur, ku lumenjtë aktualisht janë nën vlerat e tyre mesatare, prandaj nuk parashikohet që të ketë përmbytje lumore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit