Sezonin 2025-2026, Igor Tudor e nisi te Juventusi, por trajneri kroat u shkarkua nga detyra pasi në 11 ndeshje mori vetëm 3 fitore.
Tudor tani po transferohet në Premier League.
Edhe pse është në katërshen e parë në Ligën e Kampionëve, Tottenhami është afruar me zonën e rënies nga liga në Premier League dhe ka ndarë rrugët me Thomas Frank.
Sipas BBC-së, klubi anglez ka arritur marrëveshje me Igor Tudor. Trajneri kroat do ta drejtojë Tottenhamin deri në fund të sezonit.
Tudor e ka nisur karrierën si trajner te Hajduk Split, dhe më pas ka drejtuar skuadra si PAOK, Karabukspor, Galatasaray, Udinese, Verona, Marseille dhe së fundmi Juventusin.






