5.2 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Igli Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze

- Advertisement -

Incidenti në Rumani e thirrjet e tifozëve rumunë “Serbia, Serbia” në ndeshjen e së premtes ndaj Kosovës, ishte tema kryesore e edicionit të sontëm të Sports Show.

Legjenda e futbollit shqiptar, Igli Tare, foli ekskluzivisht në Klan Kosova rreth kësaj ngjarje.

Tare tha se futbollistët e Kosovës u sollën në mënyrë dinjitoze.

“Për të ndikuar, për të bërë një zgjidhje për të ardhmen sepse është një diçka që do të ketë vazhdimësi, nuk do të ndodhë vetëm aty, por do të ndodhë edhe në shumë stadiume të tjera”, tha Tare në Klan Kosova.

Ai iu bëri thirrje FFK-së që t’i menaxhojnë mirë situata të tilla, sepse siç theksoi ai do të ketë edhe më të ardhmen incidente të tilla.

Të premten, kombëtarja e Kosovës pati një paraqitje të shkëlqyeshme në Bukuresht, duke e dominuar plotësisht me lojë Rumaninë.

Por, në minutin e 90-të kapiteni Amir Rrahmani, i tërhoqi futbollistët nga fusha duke refuzuar kthimin në lojë pas thirrjeve raciste ndaj Kosovës nga tifozët rumunë.

Tani, “Dardanët” janë në pritje të një vendimi nga UEFA.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë pasojat, por se a do të merret ndonjë masë ndaj Rumanisë./ Klankosova.tv

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit