9 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Igli Tare planifikon bisedime të reja me agjentin e Lewas, polaku është objektivi numër një për Milanin

- Advertisement -

Milani është gati të nisë një tjetër ofensivë për të përforcuar repartin ofensivë dhe në qendër të projektit të ri të klubit duket se është Robert Lewandowski.

Sipas gazetarit Sacho Tavolieri, drejtori sportiv i “Rossonerëve”, Igli Tare, pritet të takohet në javët e ardhshme me agjentin e sulmuesit të Barcelonës, Pini Zahavi, për të diskutuar një transferim të mundshëm gjatë verës së ardhshme.

Qëllimi i takimit është të kuptohet nëse kërkesat financiare të lojtarit përputhen me strukturën ekonomike të Milanit. Drejtuesit e klubit italian e shohin Lewandowskin si liderin ideal për projektin e tyre afatshkurtër, një figurë me përvojë që mund të ndihmojë skuadrën në rikthimin e fuqishëm në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

 telegrafi.com

Edhe pse bisedimet janë në fazat fillestare, mediat italiane raportojnë se 37-vjeçari është intriguar nga ideja e punës me trajnerin Massimiliano Allegri dhe nga projekti i ri që po ndërtohet në “San Siro”.

Kontrata e tij me Barcelonën skadon në verën e ardhshme, dhe katalanasit pritet të jenë të hapur për ta shitur, duke parë edhe moshën e avancuar të lojtarit dhe drejtimin e ri të klubit.

Megjithatë, Lewandowski mbetet i përqendruar te Barcelona, duke synuar të dëshmojë ende vlerat e tij në fushë.

Pavarësisht disa problemeve fizike këtë sezon, ai ka qenë vendimtar për blaugranët, me shtatë gola në nëntë ndeshje të La Ligës, përfshirë një tregolësh kundër Celta Vigos që tregoi se instinkti i tij i golit mbetet i pandryshuar.

Të ngjashme

Të fundit