15 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Igball Jashari, “Ylli i Javës” në Superligë

- Advertisement -

Igball Jashari është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës, e cila e ndan këtë çmim, konsideron se futbollisti i Drenicës e bëri një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij për 80 minuta të ndeshjes.

Ndeshja mes Prishtinës së Re dhe Drenicës përfundoi baras, pa gola, 0:0.

Pasi mori këtë çmim, Jashari u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“Ndeshjen e kemi përgatitur mirë, edhe pse kemi pasur një orar shumë të ngjeshur. Gjatë javës kemi zhvilluar dy ndeshje, nga të cilat kemi arkëtuar 4 pikë që janë shumë të nevojshme për ekipin tonë. Nga boshti i ekipit të vitit të kaluar kemi qenë vetëm 5 lojtarë, dhe ka qenë e vështirë në fillim komponimi i ekipit, por duket se e kemi gjetur formën tonë dhe tashmë jemi mirë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe marrëdhëniet me trajnerin i kemi shumë të mira. Për mua është privilegj të shpallem lojtari më i mirë i javës, dhe kjo do të jetë një shtytje që të punoj akoma edhe më shumë”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Të ngjashme

Të fundit