12.8 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Idrizi u kërcënua nga Meholli i VV-së pas debatit për balotazhin e Vushtrrisë: “Dhashë dëshminë në polici, e dënoj atë akt”

- Advertisement -

Ferit Idrizi i Partisë Demokratike të Kosovës, kandidat për Kryetar të Vushtrrisë, është kërcënuar verbalisht nga Sylejman Meholli i Vetëvendosjes pas debatit për balotazh në një emision televiziv.

Idrizi konfirmoi se ka qenë cak kërcënimi nga Meholli, për çka ka dhënë dëshminë e vet në stacion të policisë në Prishtinë.

Në media u raportua se Meholli e ka kërcënuar me fjalë si “pis, qen..kam me tu përgjigj familjarisht, dhe kam me t’i lag qorapet”.

Postimi i Idrizit:

Mirëmbrëma qytetarë të Vushtrrisë, miq dhe përkrahës.

Pas debatit të sotëm në RTV Dukagjini me Jeta Xharrën, kam qenë objekt i një kërcënimi nga kandidati tjetër.

Bashkë me dëshmitarët tjerë, sapo kemi dhënë dëshminë në stacionin e policisë në Prishtinë. Rasti është në trajtim nga institucionet përkatëse.

E dënoj këtë akt dhe ju kërkoj ndjesë për shqetësimin. Gara për Vushtrrinë duhet të mbetet garë idesh dhe projektesh, jo kërcënimesh.

Unë do të vazhdoj të përfaqësoj secilin qytetar me përgjegjësi dhe dinjitet.

Faleminderit nga zemra për secilën thirrje dhe mesazh!

Të ngjashme

Të fundit