Kryetari i Vushtrrisë njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga PDK-ja, Ferit Idrizi, është takuar me kolegët mësimdhënës, ku tha se ky takim ishte një përjetim i veçantë.
Idrizi thotë se pritja e tyre e ngrohtë më dha motivim të jashtëzakonshëm, ku tregon se para tyre u zotua se përkushtimi për arsimin do të vazhdojë edhe në mandatin e ri.
Postimi i plotë:
Takimi me kolegët mësimdhënës ishte një përjetim i veçantë.
Pritja e tyre e ngrohtë më dha motivim të jashtëzakonshëm dhe më dëshmoi se çdo investim që kemi bërë në arsim ka pasur vlerë të madhe.Para tyre u zotova se përkushtimi ynë për arsimin do të vazhdojë edhe në mandatin tonë të ri, sepse e ardhmja e fëmijëve tanë nis pikërisht nga shkolla.
Faleminderit që më keni nderuar me prezencën tuaj!