Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar takim me komunitetin artistik të qytetit, ku morën pjesë artistë, shkrimtarë, piktorë dhe këngëtarë lokalë.
Në këtë takim, Idrizi ka theksuar rëndësinë e kulturës si pjesë e identitetit qytetar dhe ka prezantuar rezultatet e tri viteve të fundit në mbështetje të sektorit kulturor.
Postimi i plotë:
“Takim i ngrohtë me komunitetin artistik të Vushtrrisë, me artistë, shkrimtarë, piktorë e këngëtarë që i japin shpirt qytetit tonë.
Gjatë tri viteve kemi ndarë gati gjysmë milioni euro për zhvillimin e kulturës, duke përkrahur 354 përfitues përmes projekteve kulturore, shkencore dhe botimeve.
Kultura është pjesë e identitetit tonë, prandaj përkushtimin për ta mbështetur do ta vazhdojmë edhe në mandatin e ri.”