Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi, ka mbajtur sonte një tubim të madh me gratë dhe vajzat e komunës.
Në fjalën e tij, Idrizi ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së projekteve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, duke përmendur edhe iniciativat specifike që synojnë fuqizimin e grave dhe vajzave në çdo sferë të jetës publike e ekonomike.






