“Energjia e fitores po afrohet ditë e më shumë”.
Kështu ndjen Ferit Idrizi i Partisë Demokratike të Kosovës, tash në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Idrizi qëndroi në fshatra të Vushtrrisë si Pestova, Maxhunaj, Lagjen Zekolli, Vilancin e Ropicës.
“Fryma e fitores tonë po ndihet në çdo fshat të Vushtrrisë! Sonte takimet i vazhduam me banorët e Pestovës, Maxhunajt, Lagjes Zekolli, Vilancit e Ropicës, ku ndamë energjinë e fitores që po afrohet çdo ditë e më shumë. Faleminderit për përkrahjen e fuqishme dhe besimin e palëkundur”, shkroi Idrizi.

 
                                    




