14 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

Idrizi i bindur për fitore në Vushtrri: Pres vota edhe nga VV-ja

- Advertisement -

Ferit Idrizi, kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, u shpreh i bindur se të dielën e 9 nëntorit do të dalë fitues i zgjedhjeve.

Mes tjerash, në “Rubikon” të Klan Kosovës, Idrizi tha se pret vota edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, ani pse ai në garë të dielën është me Sylejman Mehollin nga kjo parti.

“Unë tani pres votë edhe prej subjekteve të tjera politike, edhe prej Nismës, edhe prej Aleancës, pres vota edhe Lidhjes Demokratike, por edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Unë besoj fuqishëm [që kjo do të ndodh], pasi i kam qëndruar besnik premtimit dhe parimit tim si kryetar i të gjithë qytetarëve. Për katër vjet, zyra ime ka qenë e hapur për të gjithë qytetarët, kanë pasur edhe numrin tim të telefonit”, deklaroi Idrizi.

Idrizi po ashtu foli për projektet që ai thotë se do t’i përmbushë në katër vjetët e ardhshme.

Të ngjashme

Të fundit