17.8 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

“Idetë e kryeministrit janë të gabuara – le të sigurohet t’i ndalë sulmet verbale”, Flutura Kusari këshillon Kurtin në raport me mediat

- Advertisement -

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, këshillon kryeministrin në largim Albin Kurti që të ndalë sulmet verbale ndaj mediave.

Ajo sonte në Pressing në T7 foli edhe për qasjen e Kurtit pas raportit të Reporterëve pa Kufij që shfaqi përkeqësim të lirisë së mediave në Kosovë.

“Ai fliste me votuesit e vetë, është mirë me folë me organizata ndërkombëtare me AGK-në dhe me industrinë e mediave. Mendoj që idetë që i kishte kryeministri janë të gabuara, i kisha jap disa ide të tjera. P.sh., transmetuesin publik duet me lanë rehat politikisht dhe mos me ndiku, buxhetin më të voglin që ja ka jap që janë të mjaftueshme vetëm për rroga duhet me ja jap qysh i takon me ligj jo 8-9 milionë, por 20 milionë që transmetuesi publik me u zhvillu”, tha Kusari.

“Këshillë për kryeministrin që KPM duhet me qenë i lirë, siç thotë edhe Kushtetuta. E jo me u mundu përmes ligjit me kontrollu politikisht ose përmes anëtarëve që unë aktualisht nuk i konsideroj si të pavarur”, tha ajo.

“Mu siguru që sulmet verbale jo veç mos mi ushqy por mi ndal se një fjalë e kryeministri i ndal sulmet ndaj gazetarëve”, tha Kusari në Pressing, transmeton Express.

 

Të ngjashme

Të fundit