![Identifikohet vetura dhe ngasësi që kishte bërë tejkalim të parregullt Identifikohet vetura dhe ngasësi që kishte bërë tejkalim të parregullt](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/FB_IMG_1684768620771.jpg)
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, ka arritur të identifikojë veturën dhe ngasësin e saj (femër, kosovare) e cila me datën 19.05.2023, kishte bërë tejkalim në vijë të plotë në fshatin Mrasor-Gjakovë.
Kundërvajtja ishte regjistruar me video incizim nga ana e një qytetari, dhe është raportuar në Policinë e Kosovës përmes e-mail adresës info@KosovoPolice.com. Bazuar në ligjin për trafikun rrugor, të njëjtës, ju është shqiptuar gjoba 150euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj konfiskim të patentë shoferit si masë mbrojtëse.
Bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe publikut është jetik në promovimin e sigurisë në trafik. Duke iu bindur ligjeve të trafikut, duke qenë vigjilentë dhe duke raportuar çdo situatë të rrezikshme, do të jemi kontribuues në krijimin e një ambienti të sigurt.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=543187628021500&id=100069908031425&mibextid=Nif5oz