Identifikohet i dyshuari për vrasjen në Gjakovë – Prokuroria jep detaje

- Advertisement -

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Gjakovë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.

“Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Elezaj.

Në lidhje me rastin, detaje për lajmi ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi.

Ai ka thënë se i dyshuari është identifikuar por ndodhet në arrati.

“Është inicuar rast për vepren penale “Vrasje e rëndë”. I dyshuari është identifikuar dhe është në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë Domi.

Të ngjashme

Të fundit