-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Identifikohet dhe shkatërrohet një laborator droge në veri të Mitrovicës, Sveçla jep detaje

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar në lidhje me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicën e Veriut.

Me këtë rast ai theksoi se është arrestuar pronari i këtij laboratori.

Sveçla tha se pavarësisht angazhimeve të policisë, kriminelët ende po mendojnë se mund të vazhdojnë me shkeljen e ligjit dhe kundërligjshëm të pasurohen në kurriz të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, transmeton lajmi.net.

Ministri Sveçla tha se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar maksimalisht që jo vetëm me institucionet e sigurisë por edhe me gjithë shoqërinë të luftojë çdo fenomen negativ dhe të forcojë shtetin e ligjit.

Postimi i plotë:

Edhe një laborator tjetër i zbuluar në veri të vendit, i dyti sot, si dhe edhe një kriminel prapa hekurave.
Ju lumtë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=618203713649242&id=100063788556625&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit