16 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Identifikohen tre personat e zhdukur nga Masakra e Kralanit, janë nga Malisheva

- Advertisement -

Eshtra që dyshohet se u përkasin personave të vrarë me dhunë në luftën e fundit, janë gjetur ditë më parë në një fshat të Komunës së Podujevës.

Ndërkaq shoqata familjare e personave të zhdukur për Malishevën “Kujtesa”, ka  bërë të ditur sot se janë njoftuar nga Komisioni qeveritar për persona të zhdukur dhe nga Mjeksia Ligjore për identifikimin e tre personave që konsiderohëshin si të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë,  konkretisht me 04/04/1999 në Kralan të Gjakovës.

Tre perosnat e identifikuar janë: Mentor Maliq Kryeziu-Bubavec, Vehbi Pajazit Halilaj-Llapqevë dhe Sabedin Kadri Kryeziu- Mleqan, që të tretë nga Komuna e Malishevës.

Ndërkaq në njoftim thuhet se për datën e rivarrimit të eshtrave dhe procedurat e homazheve e të mbledhjes komemorative, do të bëhet e ditur me kohë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit