0.9 C
New York
Thursday, February 26, 2026

Buy now

Identifikohen përmes ADN-së tre viktimat e Masakrës së Kralanit, rivarrosen nesër

- Advertisement -

Mbetjet mortore (eshtrat) e tre viktimave të luftës Bali Pajazit Gashi, Fadil Shaban Elezaj dhe Masar Ymer Dushi, të cilët ishin në Listën e Personave të Zhdukur dhe u identifikuan së fundmi përmes analizës shkencore të ADN-së, do të rivarrosen të premten, më 27 shkurt 2026, në Klinë, sipas kërkesës së familjarëve.

Mbetjet e tyre mortore janë zhvarrosur nga varreza masive në Bishtazhin.
Ceremonia e rivarrimit organizohet nga Komuna e Klinës, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Agjenda e ceremonisë:
11:30 – 12:30 Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë ;
13:00 – Akademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” ;
14:00 – Rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve, Kodra e Kuqe – Zajm, Klinë

Të ngjashme

Të fundit