6.1 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

Identifikohen katër të mitur të dyshuar për 11 raste vjedhjesh, në Ferizaj

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka identifikuar katër persona të mitur të dyshuar për përfshirje në disa raste vjedhjesh që kanë ndodhur në Ferizaj gjatë periudhës gusht 2025 – janar 2026.

Sipas policisë, Njësiti i Hetimeve i stacionit policor në Ferizaj ka zhvilluar hetime intensive lidhur me disa vepra penale të cilësuara si “Vjedhje”, “Vjedhje e rëndë”, si edhe një rast “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, të ndodhura kryesisht në territorin e qytetit.

Hetimet janë përqendruar në një grup të miturish, të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer vjedhje në lokale afariste, markete dhe hapësira banesore, duke përvetësuar biçikleta, skuterë, telefona mobilë, para të gatshme, mjete pune dhe sende të tjera.

“Si rezultat i hetimeve, më 13.01.2026, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, janë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor pesë persona të mitur të dyshuar.

 

Gjatë procesit të analizimit dhe krahasimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe janë zbuluar gjithsej njëmbëdhjetë (11) raste, të ndodhura në këto data dhe lokacione:
– 04.10.2024, rruga “Bajram e Gursel Sylejmani” – vjedhje- 03.08.2025, rruga “Dimitrije Tucoviq” – vjedhje- 16.09.2025, rruga “Astrit Bytyqi” – vjedhje- 11.11.2025, rruga “Tahir Sinani” – vjedhje- 26.11.2025, rruga “Ahmet Kaçiku” – vjedhje- 30.11.2025, rruga “12 Qershori” – vjedhje- 24.12.2025, rruga “Vëllezërit Gërvalla” – vjedhje- 30.12.2025, rruga “Ramadan Rexhepi” – vjedhje e rëndë- 30.12.2025, sheshi “Hyrë Emini” – vjedhje- 03.01.2025, rruga “Sadik Tafarshiku” – vjedhje- 04.01.2026, rruga “Ahmet Kaçiku” – asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar një skuter dhe dy biçikleta, të cilat do t’u kthehen palëve të dëmtuara. Të gjitha rastet janë kompletuar veç e veç dhe do të procedohen në Prokurorinë Themelore në Ferizaj. Veprimet hetimore janë zhvilluar nën autorizimin e prokurorit të shtetit nga Departamenti për të mitur. Po ashtu, janë njoftuar dy qendra për punë sociale dhe prindërit e të miturve të përfshirë, për procedura të mëtejme.

Duke qenë se të dyshuarit, në kohën e kryerjes së veprave penale, kanë qenë nën moshën e përgjegjësisë penale (nën 14 vjeç), ata janë dërguar në një qytet të Kosovës dhe më pas u janë dorëzuar prindërve të tyre”, thuhet në njoftimin i policisë.

Të ngjashme

Të fundit