Ideja e kryeministrit Kurti, që katërshja e UÇK-së, të ketë një mbrojtje të përbashkët, vlerësohet si e pabazuar në ligj. Kontributi i kryeministrit për të akuzuarit në Hagë, konsiderohet se jetë mbulimi i shpenzimeve të ekipeve mbrojtëse.
Mbrojtje unike, kundrejt mbrojtjes veç e veç, ka potencuar kryeministri Kurti, në rastin e katërshes së UÇK-së.
Një mbrojtje e tillë, sipas tij, do të ishte më efektive.
Por, kjo deklaratë e kryeministrit, po quhet si e pabazuar në ligj.
“Me dispozitat tona ligjore është e rregulluar kjo çështje, dhe tani secili i pandehur duhet ta ketë një avokat. Kështu që, nëse ndryshohet diçka, në aspektin ligjor ne do të kthehemi mbrapa“, ka thwnw avokati, Kadri Osaj.
Nga shefi i ekzekutivit, kërkohet që fokus të jetë mbulimi i shpenzimeve të mbrojtjes së të akuzuarve në Hagë.
Krahas shpenzimeve që i mbulon shteti i Kosovës, për disa të akuzuar në Hagë, janë hapur edhe fonde.