Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka qenë e frustruar në reagimet e saj gjatë ditës së djeshme.

Krejt kjo për shkak të pyetjes që gazetarja e RTK’së ia bëri për subvencionet që u janë dhënë dajës, vëllait edhe burrit të saj.

Ajo me tone të larta drejtoi edhe gishtin tek Organizatat për drejtat e grave, e cila për t’u mbrojtur përdori edhe fjalinë “Jam gru gur”.

Kësaj deklarate, vet ideatorja e fushatës “Unë jam gru, gur”, Erëmira Murati, drejtoreshë e OJQ “Cicat”, reagoi duke thënë që deputetja Pacolli nuk është sulmuar si grua, duke i kërkuar që të ndalojë me viktimizim.

Murati kërkoi nga Pacolli që mos ta përdorë këtë llogo, dhe të kryej punët që i takojnë.

“OJQ-të kishin reagu nëse një grua sulmohet në rrugë sepse ajo është grua.

Kjo grua nuk po “sulmohet” sepse është grua, ajo sulmohet për shkak të veprave dhe qëndrimeve të saj politike.

Ndërsa, një viktimizim i tillë nga një ligjvënëse nuk i ndihmon promovimit dhe mbrojtjes së drejtave të grave që me të vërtetë dhunohen sepse janë gra.

Edhe njëherë, stop viktimizimit. “Unë jam Gru, Gur” më së paku mund ta përdorësh ti. Kryej punët tuaja”, ka shkruar ajo në një storje në Facebook.