Wanda Nara, bashkëshorte e Mauro Icardit, e ka zbuluar arsyen kryesore të largimit të sulmuesit argjentinas nga Interi.
Sipas saj, në atë kohë ishte raportuar se ajo e kishte tradhtuar burrin me bashkëlojtarin e tij, Marcelo Brozovic.
Incidenti kishte ndodhur në muajin shkurt 2019, kur thashethemexhiu famëkeq, Fabrizio Corona në uebfaqen e vetë e kishte publikuar lajmin se Nara e kishte një aferë me përfaqësuesin kroat, Brozovic.
Kjo përfshinte një audioinçizim të “dyshes tradhtare”, edhe pse nuk vërehet mirë nëse ishte i vërtet apo jo
Sidoqoftë, Corona ka përfunduar në gjyq për këtë thashetheme dhe të pavërtetë, siç konsideron ish-bashkëshortja e futbollistit Maxi Lopez.
“Unë nuk kam pasur kurrë lidhje me Marcelo Brozovic. Ne jemi një familje tradicionale dhe kjo histori na ka shkaktuar probleme, në familje dhe jashtë saj. Fëmijët e mi shkojnë në shkollë dhe janë bullizuar. Na ka shkaktuar probleme, mua dhe bashkëshortit, duke e pasur parasysh se unë jam menaxherja e tij. Asgjë nga kjo histori nuk është e vërtet”, ka thënë Nara në gjykatë, në dëshminë kundër Coronas.
Icardi u largua nga Interi në fund të afatit kalimtar veror duke përfunduar në formë huazimi në Paris Saint-Germain, i cili e kishte të obliguar ta blejë lojtarin për 50 milionë euro.
“Ajo histori i nisi krejt problemet dhe Mauro ishte i detyruar të ndërronte klub. Interi e bëri vërtet të rëndë këtë situatë me të. Ata i thanë se duhet të largohej, që duhet ta ndërronte menaxherin, ia morën shiritin e kapitenit dhe nuk mendoj se ishte për shkak të paraqitjeve të tij në fushë. E gjithë kjo shkaktoi probleme të mëdha me klubin dhe me drejtorët”, vazhdoi bukuroshja argjentinase.
Kjo histori ishte vërtet e dëmshme duke e pasur parasysh historinë personale të saj, shkruan “Gazeta Express”.
Wanda ishte e martuar me ish-shokun e skuadrës së Icardit në atë kohë tek Sampdoria, Maxi Lopez.
Icardi jeton me Wandan dhe i mbajnë bashkë fëmijët që i kishte ajo me Maxi Lopez dhe ata që i ka çifti.
Muajt e fundit, Icardi dhe Nara i kanë kaluar duke u ndarë dhe duke u bashkuar shkaku i dyshimeve se sulmuesi argjentinas e tradhtoi gruan e tij.