5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Icardi, i vendosur për të qëndruar në PSG

- Advertisement -

Mauro Icardi është i vendosur për të qëndruar në Paris Saint-Germain.

Sulmuesi argjentinas shihej si njëri prej lojtarëve me valixhet gati për t’u larguar nga “Parku i Princave”.

Mirëpo, mediumi francez “Foot Mercato” raporton se ish-futbollisti i Samprodias dhe i Interit e ka ndarë mendjen sa i përket së ardhmes së tij.

Roma, Nice dhe Monza janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit argjentinas, ndërsa edhe vetë kampioni aktual i Ligue 1 është i interesuar për ta shitur lojtarin.

Sidoqoftë, edhe pse shpesh ka përfunduar në bankën rezervë, Icardi është i lumtur në PSG dhe nuk dëshiron të largohet prej aty.

Mbetet të shihet gjatë kësaj vere nëse do të ketë vend për të apo jo në sulmin “vrasës” të parisienëve.

Para një kohe, lojtarin e donin edhe dy gjigantët italianë, Juventusi dhe Milani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit