29.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Ibrahimoviqi emocionohet në ndeshjen e fundit me Milanin (Video)

- Advertisement -

Zlatan Ibrahimoviq është emocionuar kur i është thirrur emri nga tifozët e Milanit gjatë ndeshjes së sotme ndaj Hellas Veronës.

Kjo pasi do të jetë ndeshja e fundit e tij me fanellën e Milanit. Ai ka qëndruar për tri vjet në periudhën e dytë në Milano, duke e fituar titullin në edicionin e kaluar.

Suedezi me Milanin në dy periudha ka zhvilluar mbi 160 paraqitje, teksa ka kontribuar me afër 100 gola.

E ardhmja e tij është ende e paqartë, teksa siç raportojnë mediet italiane, suedezi në javët në vijim do i zbulojë planët që ka për të ardhmen.

Të ngjashme

Të fundit