Një dilemë e madhe, një përgjigje që mund të ndajë shumë njerëz. Por ka nga ata që marrin qëndrim dhe vendosin të shprehen: kush ka qenë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave?
Asnjë dyshim për Zlatan Ibrahimovic, i pyetur nga emisioni kroat “Neuspjeh prvaka”, Ibra deklaroi:
“Për mua, Ronaldo Fenomeni ka qenë dhe mbetet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Ka shumë futbollistë të mëdhenj, por për mua ai është numri një”.
Një admirim i pakufishëm për brazilianin, të cilin vetë Ibra e ka përshkruar kështu:
“Nuk ekzistonin Instagrami apo YouTube. Shkoja në bibliotekë, kërkoja video, fshihesha për të parë driblimet dhe lëvizjet e tij. Doja t’i mësoja ato truke. Në një farë mënyre, përfundova duke ndërtuar stilin tim përmes Muhammad Alisë dhe Ronaldos”.
“E shikoja në televizor, që në atë kohë ishte bardhë e zi. Vëzhgoja mënyrën si fliste, si sillej. Nuk ishte arrogant. Që fëmijë menjëherë desha të zbuloja kush ishte. I thashë vetes: ‘Dua të jem si ai, por në futboll’”, u shpreh Ibrahimovic.






