8 dhjetori është afati i fundit kur komunat do të mund të marrin vendimin për faljen e tatimit në pronë në vlerë prej 100 eurosh.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave Sazan Ibrahimi, deklaroi në Info Magazine se vitin e ardhshëm komunat do të gjenden në situatë shumë të palakmueshme finaciare, për intvestimet kapitale.
“Jonë tri çështje shumë me rëndësi: Është falja e tatimit në pronë, ku vendimi është marrë pa konsultime paraprake. E dyta, është mendimi juridik i Gjykatës Supreme, që do t’i prekë komunat mbi 26 milionë euro, dhe e treta, mund të them lirisht se 22 komuna janë ndëshkuar nga niveli qendror duke ua zvogëluar buxhetin për investime kapitale”, tha Ibrahimi në Klan Kosova.