7.6 C
New York
Friday, February 14, 2025

Buy now

Ibrahimi për thirrjet e Grenell: Populli i Kosovës nuk po i kupton mesazhet që vijnë nga Washingtoni

- Advertisement -

Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka përmendur deklaratat e emisarit special të SHBA-ve, Richard Grenell, i cili patit thënë se me qeverinë aktuale të Kosovës nuk shohin ndonjë mundësi partneriteti.

Lidhur me këtë, Ibrahimi tha se populli i Kosovës i demonizoi këtë deklaratë, dhe të tjera të administratës Biden, ku shton se qytetarët e Kosovës nuk po e kuptojnë mesazhin e Washingtonit.

Ibrahimi shton se nuk ka më kohë për gabime të tilla, pasi sipas tij me administratën Trump, nuk ka më tolerime.

“Administrata e kaluar pothuajse në çdo deklarim që e ka bërë, e ka thënë që marrëdhëniet Kosovë-Amerikë janë në nivelin më të ulët, e patëm ambasadorin Gernell, i cili tha se me qeverinë aktuale të Kosovës ne nuk shohim ndonjë mundësi partneriteti”.

“Këto u demonizuan nga popullata shqiptare, kjo është ajo budallakia që na kapluar neve si popull, dhe nuk i kuptojmë mesazhet që vijnë nga Washingtoni, pra nuk i kemi kuptuar për një kohë të gjatë, por tani nuk e ke më luksin që të bësh më gabime të tilla, sepse s’ke më tolerancë”, tha analisti në emisionin “Rubikon”.

“Shpresoj që Kosova nuk do të jetë menjëherë në agjendën e administratës amerikane, sepse kemi Ukraninën dhe Gazën së pari. Në gjendjen aktuale që kemi so, nëse do të kemi një angazhim të administratës amerikane me ne, unë nuk pres asgjë të mirë, sepse nuk ka gatishëmri”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit